Kombëtarja e Shqipërisë më 15 qershor do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, në kuadër të Kampionatit Evropian “EURO 2024”.
Faqja e njohur “Transfermarkt” i ka publikuar të dhënat lidhur me “kuqezinjtë”.
Po ashtu është bërë e ditur edhe vlera e futbollistëve.
Shqipëria ka një vlerë prej 111.60 milionë eurosh.
Futbollisti më i shtrenjtë është Armando Broja, me 22 milionë euro.
I dyti pas tij renditet Kristian Asllani, me 18 milionë euro, Ernest Muçi, me 13 milionë euro.
Në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë është edhe kapiteni, Berat Gjimshiti, me 10 milionë euro.
Skuadra e Sylvinhos, gjendet në grupin B, me kundërshtarë tejet të fortë si: Italia, Spanja dhe Kroacia./kk
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit