Tenisti i tretë në botë, Carlos Alcaraz ka pësuar një disfatë të papritur mbrëmë (e premte) në raundin e dytë të turneut Masters 1000 ATP në Cincinnati ndaj veteranit francez, 37-vjeçarit Gael Monfils.
Ky ishte gjithashtu turneu i parë i spanjollit pasi fitoi së fundmi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Fituesi i dytë i Masters në Cincinnati fitoi setin e parë 6:4 të enjten, dhe më pas dueli u ndërpre për shkak të shiut në rezultatin 6:6 në setin e dytë.
Monfils në vazhdim e fitoi atë set për rezultatin 1:1, e më pas edhe setin e tretë me rezultat 6:4 për të marrë fitoren e madhe.
“Kjo është ndeshja më e keqe që kam luajtur ndonjëherë”, ka thënë Alcaraz pas ndeshjes.
Në një moment gjatë ndeshjes, Alcaraz me sa duket humbi durimin dhe furishëm goditi sipërfaqen disa herë me të gjitha forcat derisa e deformoi plotësisht reketin.
I riu spanjoll rrallë reagon në këtë mënyrë, ndaj ka habitur shumë fansa. /Telegrafi/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...