FIFA ka përditësuar ranglistën e re të saj pas ndeshjeve të marsit, ku ka pasur disa ndryshime në të.
Brazili tani merr pozitën e parë në ranglistë, vend të cilën e mbante Belgjikë, të cilët tani zënë vendin e dytë.

Vendin e tretë e zë Franca, e cila pasohet nga Argjentina në vendin e katërt dhe Anglia në të pestin.
Italia zë vendin e gjashtë, ndërsa Spanja në vendin e shtatë. Portugalia zë vendin e tetë, ndërsa TOP 10 përmbyllet nga Meksika në vendin e nëntë dhe Holanda në vendin e dhjetë.
Kujtojmë se Kosova pati ngritje në pozitë, ku tani zë vendin e 107-të, më të lartën që nga pranimi në UEFA dhe FIFA./Arbresh.info
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...