Real Madrid ka barazuar ndaj Atletico Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultatin 1-1.
Ronaldo shënoi golin e parë në ndeshje, mirëpo Antoine Griezmann iu kundërpërgjigj për të vendosur rezultatin e ndeshjes, shkruan GazetaBlic.
Pas përfundimit të takimit, Diego Simeone ka folur për media, ku tha se ishte ndeshje mjaft e mirë.
“Ne kemi dashur të fitojmë për t’ju afruar Barcelonës. Skuadra bëri një përpjekje të jashtëzakonshme, mund të humbisnim dhe mund të fitonim”, tha Simeone.
“Real Madridi është ekip i fuqishëm dhe gjithmonë ekziston mundësia e vuajtjes. Kemi gjetur hapësira dhe i kemi dëmtuar.”
“Barazimi na lë një shije të hidhur. Dua që klubi të vazhdojë të përmirësohet prandaj qëndroj, sepse mendoj se mund të vazhdojmë të rritemi”, përfundoi Simeone
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...