Futbollisti zviceran, Stephan Lichtsteiner, ka pranuar se Unai Emery ka pasur probleme me lojtarët kryesorë te Arsenali.
Mbrojtësi i krahut ka punuar nën urdhrat e strategut spanjoll në sezoni e kaluar dhe e njeh nga afër punën e tij. Ai e humbi pozitën e tij kah fundi i edicionin të kaluar dhe e shikoi nga banka humbjen në finale të Ligës së Evropës nga Chelsea.
35-vjeçari u largua drejt Augsburgut, mirëpo gjërat vazhduan të përkeqësoheshin për Arsenalin këtë sezon që pasoi me shkarkimin e Emeryt nga posti i trajnerit, pas fillimit më të keq që nga viti 1992.

“Kur një trajner nuk të shtyn në lojë për dy muaj, është lehtë ta kritikosh, por ky nuk është stili im. Gjatë një periudhe të gjatë ishte vërtet mirë, por në dy muajt e fundit nuk arrita ta kuptoj se çfarë ndodhi”.
“Them se është trajner i mirë, por ndoshta ka pasur probleme me top-lojtarët. Me lojtarët e mëdhenj, nuk e ka raportin për të nxjerrë më shumë dhe të sigurojë paraqitjet maksimale”.
“Ndoshta në këtë pikë mund të them diçka negative, por pjesa tjetër është kryesisht pozitive”, ka thënë ish-futbollisti i Juventusit për I SPORT. /Telegrafi/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...