Donjeta Sadiku nuk arriti të shkonte në Indi për shkak se kjo e fundit nuk pranoi pasaportën e Kosovës.
Një mundësi e artë, i shkoi huq kampionës kosovare në boks, e kjo për shkak të pasaportës së Kosovës, që nuk njihet nga shteti indian.
Madje emri i Donjeta Sadikut, përkundër mospjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, është përmendur edhe në short, ku ka mësuar kundërshtarin.

Në rast se ajo do të shkonte në Indi, si kundërshtare të parë do ta kishte, boksierën nga Austria, Boot Elta.
Por, Donjeta Sadiku tashmë ka aplikuar për pasaportë të Shqipërisë së bashku me trajnerin, Besim Brahimi dhe gjyqtarin e njohur, Latif Demolli.
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...