Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile raportohet se është subjekt i një oferte madhështore prej 70 milionë euro nga klubi kinez Shanghai SIPG.
Bazuar në ‘Gazzetta dello Sport’, Shanghai, i drejtuar nga ish trajneri i Lazios – Sven Goran Eriksson, dëshiron të sjell në klub Immobilen në muajin janar, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, ata do t’i ofrojnë 27-vjeçarit një kontratë me vlerë prej 6.5 milionë euro në sezon, më shumë se dyfishi prej 3 milionë euro që aktualisht futbollisti fiton. Megjithatë, gazeta e lartpërmendur shton që Lazio nuk i është përgjigjur ende ofertës duke theksuar është “thuajse e pamundur” për reprezentuesin e Italisë për të realizuar një transferim të tillë.
Immobile ka qenë një befasi te skuadra e Aquiles këtë sezon pasi tashmë ka shënuar 17 gola./arbresh.info/
PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrim...
Miratohet rialokimi i mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë ...
SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej...
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së ...
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik...
Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon nd...