Khabib Nurmagomedov i dërgoi një mesazh të mprehtë presidentit francez Emmanuel Macron, lidhur me deklaratat e tij rreth Islamit.
Këto ditë ka sulme në Francë dhe Macron fajësoi islamistët, ndërsa kampionit të peshave të lehta në UFC nuk i pëlqejë kjo.
“Lëreni të plotfuqishmin të shpërfytyrojë fytyrën tuaj dhe ata si ju që fyejnë më shumë se një miliard e gjysmë myslimanë”, ka shkruar Khabib në rrjetet sociale, përcjell lajmi.net.
“Allahu ju turpëroftë në këtë botë dhe në botën tjetër. Ne muslimanët e duam Profetin tonë Muhamed më shumë sesa nënën, babanë, fëmijët, gruan dhe të gjithë të dashurit tanë”.
“Më besoni, këto provokime do t’ju kthehen”, shkroi ai.
Kujtojmë se Khabib së fundi është pensionuar nga nga UFC, me një rekord prej 29 fitore në 29 ndeshje.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?