Superylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka shkëlyer në fitoren 4 me ndaj Tottenhamit.
Mesfushori belg është në sezonin e tij më të mirë, duke u bërë lojtari kyç i Pep Guardiolës.
Ai sonte shënoi golin e dytë të Cityt, por ai ishte i pa ndalshëm gjatë tërë lojës, duke u vlerësuar me notën 10.
Gjatë festimit të golit ai festoi duke ngritur gishtat, edhe pse ishte rezultati 2 me 0, por si duket ai ka aluduar në fitoren ndaj rivalëve të përbetuar, Manchester United, të cilët i mposhtën vikendin e kaluar në Old Trafford, me rezultat 1 me 2.
Ai me këtë gjest është tallur me Jose Mourinhon dhe djajtë e kuq.
City me atë fitore kishte arritur fitoren e 15-të rradhazi, duke vendosur rekord të ri, të cilin e vazhdoi edhe sonte ndaj Tottenhamit. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...