Epoka e lavdishme e Kevin de Bruyne në “Etihad Stadium” përfundoi këtë verë pas dhjetë vitesh, ku njoftoi se do të largohet nga Manchester City, pas gjithë atyre sukseseve historike.
Në merkaton e verës ai iu është bashkuar kampionit të Italisë, Napolit.
Sonte belgu do të kthehet sërish në vendin ku bëri histori, por tani si kundërshtar i ish-klubit të tij, shkruan Arbresh.info.
Debutimin në Ligën e Kampionëve me Napolin, ylli belg do ta bëj në stadiumin ku kaloi plot dhjetë vjet të jetës së tij.

Për aq sa djersiti fanellën e Cityt, De Bruyne u shndërrua në ikonë: fitoi gjashtë tituj të Premier League, një Champions League historike në vitin 2023, dy tituj të FA Cup, pesë ‘Carabao Cup’ dhe dy Superkupa të Anglisë.
Ai luajti gjithsej 422 ndeshje me Cityn ku realizoi 108 dhe 177 asistime.
Ndërsa sonte Napoli dhe Kevin de Bruyne synojnë sonte rezultat pozitiv dhe ta nisin kampanjën e Ligës së Kampionëve, sa më mirë të jetë e mundur në një stadium shumë të vëshitrë për të fituar sic është ‘Etihad Stadium’.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e ka nisur sezonin për mrekulli ku në tri ndeshjet e para në Serie A, ka shënuar tri fitore dhe po i prinë tabelës së kampionatit italian.
Ndërsa edhe De Bruyne në tri ndeshjet e para me klubin e ri ka realizuar dy gola, dhe është në formë të jashtëzakonshme.
Ndeshja mes Cityt dhe Napolit nis sonte me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
📸 Kevin De Bruyne at the Etihad. 🥹💙 pic.twitter.com/zwnmzf8qLn
— City HQ (@City_HQs) September 17, 2025
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...