Kevin de Bruyne me shumë gjasë mund të largohet nga Manchester City në verën e vitit 2024.
Ai ka kontratë me klubin e Cityt deri në vitin 2025, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo belgu po vuan nga lëndimet e shpeshta, teksa drejtuesit e Cityt janë të gatshëm të heqin dorë nga ai për faktin që ka edhe një kontratë mjaft të lartë financiare.
Shumë oferta kanë ardhur në drejtim të mesfushorit belg, por një skuadër nga Liga e Dytë e Arabisë Saudite po planifikon të arrij shërbimet e yllit të Cityt.
Al-Qadsiah është duke tentuar rikthimin në elitën e futbollit arab dhe po kërkojnë që që në skuadër të kenë një lojtar të ‘magjishëm’ siç është Kevin de Bruyne.
Ata po planifikojnë të arrijnë marrëveshje me belgun në vitin 2024.
Kujtojmë që ky klub është i mbështetur nga kompania e naftës Aramco, dhe janë gati të investojnë për të bërë ekipin e tyre një nga më të mirët në Lindjen e Mesme.
Al-Qadsiah FC është gati të bëjë De Bruynen njërin nga lojtarët më të paguar në botë me një pagë rreth 50 milionë euro në sezon./Arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale