Ada Hegerberger është shpallur lojtarja më e mirë e vitit.
Ajo, në Paris të Francës, ka pranuar këtë çmim ku është shpallur fituese e “Topit të Artë për femra”, shkruan lajmi.net.
Futbollistja e Lyon është shprehur tejet e lumtur që ka pranuar këtë çmim.
“Është mirë që të jem e para që fitova këtë çmim, nuk kam fjalë, është një moment i mrekullueshëm për mua dhe dua të filloj duke falënderuar shoqet e skuadrës, pa të cilat nuk do të ishte e mundur” ishin fjalët e norvegjezes.
“Gjithashtu dua të falënderojë të dashurin tim dhe familjen time për mbështetjen që më kanë dhënë. Falënderojë edhe “France Football” që na dha mundësi që edhe femrat të garojnë për këtë trofe” ka thënë tutje futbollistja. /Lajmi.net/
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...