Ish-boksieri nga Kosova, Luan Krasniqi ka uruar bashkëvendësin e tij, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi pas shpalljes së tij si kampion i botës në boks.
Haxhi Krasniqi ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh Dominic Boesel në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë.
Ky triumf bëri që Krasniqi të fitojë titullin e botës në peshat gjysmë të rënda dhe ta marr brezat në IBO dhe WBA.
Kjo fitore e ka gëzuar edhe ish-boksierin Luan Krasniqi, i cili nuk ka hezituar ta urojë bashkëvendësin e tij. “Urime Robin Krasniqi për fitimin e titullit kampion Bote”.
“Një fitore spektakolare. Shumë pak e besuan që do ta arrish këtë”.
“Ti mund të jesh shumë krenar për këtë”, ka shkruar Luan Krasniqi.
Ivica Daçiq në gjendje të rëndë shëndetësore, raportohet se ...
Digjet një makinë gjatë natës në Pogradec
Bundestagu miraton “drone kamikaze” për ushtrinë
Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil shkaktojnë tragjedi, 46 të vd...
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...