Presidenti i klubit korçar, Ardjan Takaj ka reaguar zyrtarisht për akuzat e ditëve të fundit, nga ato për trukim ndeshjesh deri tek ato për kërcënimin me jetë të inspektorëve të UEFA-s.
Në reagimin e tij, Takaj i cilëson ato si sajesa ndaj klubit “Skënderbeu”.
“Në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë e tonë për të realizuar objektivat sportiv të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha”, shprehet ai.
Reagim zyrtar i presidentit Ardjan TakajTë dashur tifozë bardhekuq dhe sportdashës të KF Skënderbeu shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim nga “bombardimi” që po i bëhet opinionit publik me lajme dhe sajesa ndaj në emër të Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ kërkoj të sqaroj edhe njëherë se:
– KF Skënderbeu siguron UEFA-n dhe të gjithë partnerët e saj se nuk ka asnje lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj personave që po hetojnë klubin tonë. Garancia më e madhe është historia e klubit tonë dhe natyra e qytetit që perfaqësojmë.
– Në emër të klubit dua të inkurajoj edhe njëherë organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve të vertetë të kesaj ngjarje.
– KF Skënderbeu siguron të gjithë opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozërinë tonë se po ndjek me vëmëndje dhe qetësi hetimin e nisur nga kompani, që kërkojnë të justifikojnë milionat që perfitojnë nga UEFA dhe “klani” anti-Skënderbeu në vendin tonë. Sigurojmë se akuzat e tyre do të rrezohen një e nga një, dhe nëse do të jetë e nevojshme deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv ose penal.
– Si përfundim në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë e tonë për të realizuar objektivat sportiv të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha. /TCH/
Testim për mësimdhënësit| Njohësit e arsimit kërkojnë testim...
Presidenti i La Liga: Messi nuk mund të kthehet te Barça tan...
Takime me krerë institucionalë, Kurti nesër në Tiranë
Vendet ku sot do të ketë reduktime të rrymës
Sot protestohet kundër marrëveshjes së Ohrit, kërkohet dorëh...
Diplomati gjerman tregon kur do ta njohin Kosovën 5 vendet e...