Keita Balde Diao ka konfirmuar se mund të rikthehet te Interi në ndeshjen këtë vikend kundër SPAL-it në Serie A.
Keita nuk ka luajtur për skuadrën e tij gjatë këtij viti kalendar si pasojë e një lëndimi në kofshë, por anësori shkroi një postim në Instagram duke zbuluar për rikthimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i gatshëm për të dielën”, ka shkruar Keita në llogarinë e tij.
Ish anësori i Lazios mbushi 24 vjeçar sot (e premte) dhe ka shënuar katër gola për “Nerazurrët” gjatë këtij sezoni duke ofruar po ashtu edhe tri asistime.
Interi gjithashtu ka opsionin për blerjen e senegalezit nga Monaco në fund të sezonit për 30 milionë euro./arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...