KB Bashkimi nuk udhëton për në Bullgari, shkak vizat

19:56 | 18 Dhjetor 2017

Bashkimi nuk do të udhëtojë në Bullgari për ndeshjen me Rilskin në kuadër të Ligës Ballkanike.

Vonesa për pajisje me viza të basketbollistëve kosovarë është arsyeja e shtyrjes së këtij takimi.

Ky problem administrativ bën që prizrenasit të mos zhvillojnë ndeshjen e fundit për këtë vit në ligën ballkanike.

Në fillim të këtij muaji, Bashkimi u takua me Rilskin në Prizren, ndeshje që u fitua lehtë nga skuadra bullgare.

Prizrenasit renditen të parafundit në tabelë me 7 pikë pas pesë ndeshjesh.

Bashkimi është skuadra e vetme kosovare në edicionin e sivjetmë të Ligës Ballkanike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara