Ka klube italiane janë duke shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Marko Pjaca në afatin e janarit.
24-vjeçari është i lidhur me largimin nga Torino, pasi nuk ka fituar shansin nën urdhrat e Maurizio Sarrit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportimeve të fundit, Lazio, Parma, Hallas Verona dhe Cagliari janë të interesuar për kroatin.

Ndërsa, raportimet e fundit thonë se Cagliari është me afër transferimit të lojtarit.
Pjaca i është bashkuar “Zonjës së Vjetër” në verë të vitit 2016 nga Dinamo Zagreb për 23 milionë euro.
Që nga ajo kohë ka luajtur vetëm 20 ndeshje në të gjitha garat për “Zonjën e Vjetër”./arbresh.info.
Erdogan reagon për vdekjen e liderit iranian, bën thirrje pë...
Rikthim i madh i Rey Manaj tek Sivasspori – katër gola...
Sulmi ndaj vilës së Enver Hoxhës, Rama: Brenda kishte artist...
Britania e Madhe i bashkohet operacionit shumëkombësh në Ira...
Amerikanët publikojnë video: Sulmuam Iranin me bombardues të...
Trump: Irani dëshiron të negociojë, unë kam rënë dakord të b...