Katër gola, por pa fitues – Lyon dhe Man Utd dhurojnë spektakël

23:04 | 10 Prill 2025
Q L

Lyon dhe Manchester United kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Evropës.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, ndërsa epërsinë e morën në mesin e pjesës së parë.

Nga një gabim i madh i Andre Onanas, përfitoi Thiago Almada që shënoi për 1-0.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Man Utd arriti t’i barazojë shifrat me Leny Yoro që shënoi për 1-1.

Lyon e nisi më mirë pjesën e dytë dhe kishte disa raste të mira, ku Alexandre Lacazette, Corentin Tolisso dhe Georges Mikautadze nuk arritën të gjenin rrjetën.

Pak pa u mbyllur koha e rregullt, Bruno Fernandes gjen Joshua Zirkzeen, i cili arrin që me kokë të shënojë për 2-1.

Djajtë e Kuq nuk arritën ta ruanin rezultatin deri në fund, pasi Ryan Cherki arriti që të barzojë shifrat në minutën e pestë të kohës shtesë për 2-2./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale