“Qatar Sports Investments” po mendon që të tërhiqet nga financimi i Paris Saint Germain pas kritikave të shumta që ka marrë në Francë dhe nga fakti që në gjithë këto vite nuk është arritur të fitohet Champions League.
Edhe pse PSG ka në gjirin e saj disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror dhe ka dominuar futbollin francez, mungesa e suksesit në Evropë ka bërë që fondi arab të mendojë braktisjen e klubit të kryeqytetit francez, klub të cilin e mori në zotërim në vitin 2012.
Sipas “Le Parisien”, bordi i fondit nga Katari po mendon seriozisht largimin në periudhën afatmesme, ndërsa për momentin nuk do të shpenzojë më siç ka bërë vitet e fundit./tch/
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan