Ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, vazhdojnë edhe ditën e sotme me disa sfida interesante, ku janë plot 7 takime.
Ndeshja e parë e programuar është ajo mes Bosnia Herzegovina dhe Finlanda, që do të zhvillohet në orën 15:00. Në këtë përballje do të luftohet për vendin e dytë në grupin B.
Në orën 18:00 do të zhvillohen ndeshjet mes Norvegjisë dhe Letonisë, si dhe Turqia do të ballafaqohet me Gjibraltarin.
Ora 20:45 ka rezervuar më shumë sfida.
Mali i Zi do të ndeshet me Holandën, kurse Franca do të luajë me Kazakistanin. Uellsi do të duelojë me Bjellorusinë dhe takimi i fundit është mes Belgjikës dhe Estonisë.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:
Ora 15:00
Bosnia Herzegovina – Finlanda
Ora 18:00
Norvegjia – Letonia
Turqia – Gjilbraltari
Ora 20:45
Belgjika – Estonia
Franca – Kazakistani
Mali i Zi – Holanda
Uellsi – Bjellorusia
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...