Pajtim Kasami mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A.
Mesfushori shqiptar ka pasur një vit të mirë personal në elitën e futbollit zviceran.
I transferuar në ditët e fundit të afatit kalimtar veror te Sioni, Kasami ka udhëhequr mesfushën e skuadrës bardh e kuqe.
Forma e mirë e treguar këtë edicion, ka bërë që skuadrat italiane ta rikthejnë kokën nga ai, shkruan Telegrafi.
Ish-skuadra e tij, Lazio po e kërkon rikthimin e Kasamit në Olimpico.
Por Tuttomercatoweb shkruan se garës i janë bashkuar edhe Atalanta dhe Genoa që gjithashtu e duan mesfushorin nga Struga.
Sion nuk e ka ndërmend ta lë të lirë Kasamin pa u paguar një shumë prej dy milionë eurove, pasi lojtari ka kontratë deri në vitin 2020.
25-vjeçari këtë edicion në Superligën e Zvicrës ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...