Sipas Christian Falk të Bild, Chelsea është në bisedime për një lëvizje verore për sulmuesin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.
22-vjeçari është një objektiv afatgjatë për blutë që janë lidhur me të prej muajsh.
Napoli është gjithashtu në garë për sulmuesin gjerman dhe madje është i përgatitur ta nënshkruajë atë në janar, pasi ka rënë dakord për shitjen e Khvicha Kvaratskhelia te PSG.
Megjithatë, Dortmundi ka të ngjarë të rezistojë në janar pasi ata nuk duan të humbasin një aset të tillë në mes të sezonit.
Adeyemi së fundmi është rikuperuar nga një lëndim i rëndë që e la jashtë fushës për dy muaj e gjysmë.
Deri më tani, ai ka luajtur vetëm 10 ndeshje për Dortmundin këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tri asistime. /Telegrafi/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit