Karateistja kosovare, Diellza Sejdiaj, ka fituari medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21, që u mbajt në Tampere të Finlandës. Sejdijaj shënoi katër fitore, në kategorinë +68 kg, ndërsa në luftën për të bronztën përmes repesazhit, mundi zviceranen Shomshabok Benz.
Atë për suksesin e ka përgëzuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Diellza Sejdiaj medaliste e bronztë e Evropës për U-21
Karateistja jonë, Diellza Sejdiaj, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21, që u mbajt në Tampere të Finlandës.
Sejdijaj shënoi katër fitore, në kategorinë +68 kg, ndërsa në luftën për të bronztën përmes repesazhit, mundi zviceranen Shomshabok Benz.
Është kjo medalja e dytë e ekipit tonë të karatesë në Evropian, pas të bronztës së fituar dje për juniore nga Behije Mustafa (-59 kg).
KOK përgëzon suksesin e karateisteve tona dhe gjithë komunitetit të karates. /arbresh.info/
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...