Kapiteni i Tottenham Hotspur, Harry Kane, i ka uruar fat ish-trajnerit të tij Mauricio Pochettino, pasi argjentinasi u emërua trajner te Chelsea.
Me Pochettinon Kane dhe Tottenham kishin prekur finalen e Champions Leagues më 2019 si dhe ishin shndërruar në pretendentë seriozë për Premier Leaguen.
Pochettino, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Chelsean, me opsionin e një viti tjetër, merr drejtimin e skuadrës pas një sezoni të rëndë për klubin, në të cilin “blutë” përfunduan në vendin e dymbëdhjetë në tabelën e Premier Leagues, pozita më e ulët që nga viti 1994.
“Mauricio ishte një trajner i mrekullueshëm për mua. Njeri i madh, trajner i madh. Më ndihmoi shumë për të arritur këtu ku jam tani. Kështu që unë i jam vërtet mirënjohës”, ka thënë Kane. “E vetmja gjë që mund të them është se i uroj atij të gjitha të mirat”./rtk
Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesv...
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri