Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili është kandidat për t’u kthyer në postin e mëparshëm, i ka befasuar tifozët e Real Madridit me vendosjen e një posteri të madh reklamues vetëm disa qindra metra nga Santiago Bernabeu.
Laporta, i cili i ka udhëhequr Blaugranët gjatë viteve 2003-2010, është në garë për ta zëvendësuar Josep Maria Bartomeun në zgjedhjet presidenciale të klubit që mbahen në muajin mars.
Por, mëngjesin e të martës, tifozët e Realit janë zgjuar për të parë posterin e madh të portretit të tij në një ndërtesë që ndodhet shumë pranë stadiumit të Los Blancos.
“Mezi pres t’ju shoh sërish”, është mbishkrimi, të cilin Laporta e ka zgjedhur si moto.
Ndryshe, 58-vjeçari konsiderohet favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Barcelonës dhe ka premtuar pesë top-blerje për ta rikthyer klubin në majat e futbollit. /Telegrafi/
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet