Kanadaja ka siguruar një vend në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, pasi mposhti Afrikën e Jugut me rezultat minimal 1-0 në fazën e 1/16.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që krijuan raste, por nuk arritën të konkretizonin.
Kur gjithçka po shkonte drejt vazhdimeve, kanadezët goditën në minutën e 90+2. Stephen Eustáquio realizoi golin vendimtar në çastet e fundit të takimit, duke i dhënë fitoren dhe kualifikimin ekipit të tij.
Afrika e Jugut luftoi deri në fund, por nuk arriti t’i rezistojë presionit në minutat shtesë, duke u eliminuar nga turneu, ndërsa Kanadaja vazhdon ëndrrën në fazën e 1/8 së finales.
Në rrethin tjetër Kanada përballet me fituesin e ndeshjes Holandë – Maroku./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...