Ditën e djeshme ka përfunduar edhe xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas tri xhirove në Superligë e vetmja skuadër është Drita që nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshe këtë edicion, për arsye të angazhimeve në kualifikime për Uefa Conference League, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa pas tri ndeshjeve në tabele po prinë skuadra kampione në fuqi, Ballkani me shtatë pikë.
Suharekasit kanë edhe sulmin më të mirë në ligë pas tri ndeshjeve me gjashtë gola.

Mbrojtjet më të mira janë të Prishtinës, Suharekës dhe Malishevës, skuadra këto që kanë pësuar vetëm nga një gol në dy ndeshje secila.
Të tri skuadrat kanë të luajtur një ndeshje për arsye se ndeshjet e tyre me Dritën janë shtyrë.
Sa i përket mbrojtjes më të dobët është ajo e Feronikelit 74’ , skuadër kjo që pas tri ndeshjeve ka pësuar shtatë gola.

Nikli ende nuk e ka shijuar fitoren këtë edicionë në Superligë, teksa triumfin e parë do ta kërkojë në fundjavë ndaj skuadrës së Dukagjinit që drejtohet nga Ismet Munishi./Arbresh.info
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë