ProCredit Superliga ka filluar me derbi dhe atë në mënyrën më të mirë me sfidën që është vendosur në çastet e fundit ndërmjet GO+ Peja dhe Trepçës.
Pejanët triumfuan 80:86 (21:25, 18:22, 23:18, 18:21) për fitoren e parë në këtë edicion.
Përballja ka qenë interesante nga fillimi deri në fund, duke u ndërruar rezultati gjatë gjithë ndeshjes.
Për një nuancë mysafirët ishin më të mirë në çerekun e parë, që e fituan 21:25, derisa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, 18:22, për të shkuar në pushim me shifrat 39:47.
Mitrovicasit u rikthyen në periodën e tretë, duke e fituar 23:18, ku shifrat pas 30 minutash ishin 62:65. Kampionët arritën të barazojnë rezultatin në 75:75, por në momentet vendimtare, verdhezinjtë ishin më të mirë dhe fituan 80:86.
Ja’cori Payne ishte më i dalluari te vendasit me 20 pikë e 12 kërcime, kurse te mysafirët Cesare Edwards kishte 12 pikë e 11 kërcime, derisa Dardan Berisha shtoi 19 pikë.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...