Zvicra me 10 lojtarë e çon në vazhdime ndeshjen me Argjentinën

05:05 | 12 Korrik 2026
D.H

Është mbyllur me rezultat 1-1 koha e rregullt e çerekfinales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Zvicrës, duke bërë që fituesi të përcaktohet pas vazhdimeve.

Argjentina kaloi në epërsi në minutën e 10-të me Alexis Mac Allister, pas një asistimi të Lionel Messit.

Zvicra reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 67-të me Dan Ndoye, pas pasimit të Ricardo Rodriguez.

Në minutën e 72-të, Zvicra mbeti me një lojtar më pak pasi Breel Embolo u ndëshkua me karton të kuq.

Pavarësisht epërsisë numerike të Argjentinës në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi dhe sfida tashmë do të vazhdojë me dy pjesët shtesë nga 15 minuta për të përcaktuar gjysmëfinalistin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale