Pas ndeshjes me Kroacinë, selektori i Anglisë, Thomas Tuchel pati një kërkesë të veçantë për FIFA-n.
Gjatë intonimit të himneve kombëtare, pamja e tij u bllokua nga një mur fotografësh të vendosur përpara tij, të cilët po përpiqeshin të kapnin reagimet e trajnerit gjerman gjatë himnit të Anglisë.
Me t’u mbyllur ndeshja, Tuchel i bëri thirrje FIFA-s që të ndryshojë këtë situatë para takimit të ardhshëm të Anglisë kundër Ganës.
“Duhet t’ju them diçka, po i lutem FIFA-s të ndryshojë pozicionin e fotografëve gjatë himneve kombëtare, sepse nuk munda ta shihja skuadrën time gjatë himnit”, tha Tuchel.
“Isha duke e pritur atë moment. Ishte shumë, shumë i veçantë për mua, por isha përballë një muri me rreth 50 fotografë, vetëm gjysmë metri larg, dhe nuk munda të shihja asnjë lojtar.”
“Kjo ma prishi pak përvojën.”
“Është shumë emocionuese. Kur isha i ri dhe sapo kisha nisur karrierën si trajner, as që mund ta ëndërroja një moment të tillë.”
Për fat të Tuchelit, ankesa e tij nuk ra në vesh të shurdhër.
Sipas talkSPORT, FIFA ka vendosur të ndryshojë protokollin para ndeshjeve, në mënyrë që trajnerët të kenë mundësinë t’i shohin futbollistët e tyre gjatë interpretimit të himneve kombëtare.
Nga tani, trajnerët do të pozicionohen më larg fotografëve dhe më afër skuadrave gjatë ceremonisë para ndeshjes.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Tuchel do të nisë menjëherë ta këndojë himnin e Anglisë. Ai kishte bërë të ditur edhe më herët se nuk planifikon ta këndojë “God Save the King”.
Sidoqoftë, ish-trajneri i Chelseat ka lënë të hapur mundësinë që ta bëjë këtë nëse Anglia arrin në finalen e Kupës së Botës.
“Ende nuk ka ardhur ai moment. Ndoshta në fund të turneut,” kishte deklaruar Tuchel para ndeshjes me Kroacinë.
Ndeshja e ardhshme e Anglisë është me Ganën, dhe një fitore do t’ia siguronte kualifikimin tutje në Kupën e Botës./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...