Legjenda e Milanit, Leite Kaka beson se Rafael Leao duhet të qëndrojë me kuqezinjtë, por pranon se ky është ‘momenti i duhur për t’u larguar’ nëse lojtari dëshiron.
Portugezi është në bisedime për të vazhduar kontratën me gjigantët e Serie A, por ende nuk është arritur një marrëveshje.
Marrëveshja e tij aktuale në San Siro skadon në qershor të 2024 dhe avokati i tij Ted Dimvula konfirmoi të enjten se klienti i tij dëshiron të qëndrojë në klub.
“Ai është një lojtar fantastik, më pëlqen shumë”, ka thënë fillimisht Kaka për La Gazzetta dello Sport.
“Nëse ai e sheh futbollin italian si një moment kalimtar në karrierën e tij, atëherë duhet të largohet, tani është momenti i duhur”.
“Mendoj se ai duhet të qëndrojë sepse nuk e shoh futbollin italian si kalimtar dhe ndonjëherë largimi nga Milani nuk është një ide e mirë”, përfundoi braziliani
Dy klinika në QKUK lirojnë nga tarifa tre euro pacientët
Donjeta Sadiku triumfon bindshëm ndaj çekes
Kërkohej me urdhëresë gjykate, arrestohet 37-vjeçari në Feri...
Rreth 1 milion eurot e kapura në kufi, kërkohet paraburgim p...
Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit
Murat Jashari: Nuk kam ambicie për President