Kaka është i befasuar që Milani nuk është më nën menaxhimin e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, por thotë se klubi do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.
Kaka fitoi një herë titullin në Serie A dhe triumfoi dy herë në Ligë të Kampionëve gjatë viteve 2003-2009 të shpenzuara te Milani duke fituar edhe Topin e Artë në vitin 2007 para rikthimit te gjiganti italian në edicionin 2013/14, transmeton portali arbresh.info.
“E çuditshme? Po, është pak”, tha fillimisht Kaka për ‘Gazzetta dello Sport’.
“Unë mund të falënderoj vetëm Berlusconin dhe Gallianin që kanë kthyer Milanin në një klub madhështor, për atë që ata kanë bërë gjatë viteve për skuadrën, që gjithmonë do të jetë në zemrën time”./arbresh.info
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...