Ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz është i hapur për transferimin te Manchester United gjatë merkatos verore.
Gjermani cilësohet si një ndër yjet që mund të shkëlqejnë në të ardhmen dhe këtë e ka dëshmuar me super paraqitje në Bundesligë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Manchester Evening, lojtari është i hapur për transferimin në “Old Trafford”.
20-vjeçari që disa muaj është në ‘radarin’ e “Djajve të Kuq”, por skuadra angleze nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Thuhet se United mund të ofrojë rreth 50 milionë euro, por kartoni i Havertz kushton edhe më shumë.
Nuk dihet nëse Bayer Leverkusen do pranojë ta humbë yllin e skuadrës për 50 milionë euro.
Liverpool, Real Madrid, Barcelona, Manchester City dhe Juventus gjithashtu kanë interesim për gjermanin./arbresh.info.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...