Milot Rashica ka gjasa të mëdha të largohet nga Werder Bremen para se të mbyllet afati kalimtar i verës të hënën në mbrëmje, sipas Frank Baumann, drejtorit sportiv të klubit gjerman.
Por asnjë klub nuk është afër arritjes së marrëveshjes për kosovarin.
Për përfaqësuesin e Kosovës, Milot Rashica, është përfolur vazhdimisht se do t’i bashkohet Aston Villës këtë verë, por deri tani klubi nga Premierliga nuk ka qenë në gjendje të arrijë marrëveshje për, raporton Gazeta Express.
Rashica, i cili nuk është pjesë e Kosovës për ndeshjet e tetorit, nuk ka luajtur që prej fillimshtatorit për shkak të një lëndimi në gju, por të cilin e ka shëruar tashmë dhe është duke e kthyer formën fizike.
Kjo ka qenë një verë tërbuese për 24-vjeçarin, pasi largimi i tij drejt një klubi i cili merr pjesë në Ligën e Kampionëve nuk u realizuar.
RB Leipzig, me të cilin ai kishte arritur marrëveshje në prill, nuk pranoi t’ia pagojë 20 milionë Werderit për shërbimet e tij, prandaj edhe marrëveshja dështoi.
Klubi i vetëm në garë për të tani është Aston Villa, e cila nuk është pajtuar t’ia plotësojë kërkesat personale kosovarit, megjithatë.
Por, Baumann thotë se gjasat që Rashica të shitet deri nesër në mbrëmje ende janë të mëdha.
“Gjasat që ai të largohet ende janë të mëdha. I qëndroj prapa kësaj”, tha Bauman pas fitores së Bremenit 1:0 kundër Arminia Bielefeld të shtunën.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...