Në përplasjen e dyfishtë mes Ventspils dhe Luftëtarit në raundit e parë kualifikues të Europa League spikati sulmuesi 19-vjeçar Adekele Akinyemi, i cili realizi në total në portën e bluzinjve plot 6 gola.
Një sulmues i talentuar, që sigurisht e priste një e ardhme e sigurt. Mirëpo në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, klubi i Ventspils në faqen e tij në Facebook ka njoftuar se nigeriani Adinyemi është zhdukur krejt papritur, duke mos u shfaqur si zakonisht në stërvitje.
Është e pamundur që të kontaktohet me të nëpërmjet telefonit, situatë që i ka shqetësuar shumë drejtuesit, aq sa kanë bërë denoncim për zhdukjen e tij në polici. Gjithashtu në njoftim shkruhet se kush ka informacion për lojtarit mund të kontaktojë në numrat e telefonit të klubit.
E pabesueshme ajo që ka ndodhur me sulmuesin nigerian. Sigurisht që duke shënuar kaq shumë gola do të ishte shumë i kërkuar në merkato, por jo aq sa të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.

Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...