K.B. Kalaja shkruan historinë, për herë të parë në Superligë

21:36 | 2 Maj 2018

Klubi i basketbollit Kalaja ka shkruar sonte historinë duke u inkuadruar në IP Superligën e Kosovës.

Prizrenasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë edhe në takimin e dytë kundër pejanëve të Boresa me rezultat 99-80.

Gjatë gjithë ndeshjes dominuan të besuarit e trajnerit Arbnor Rifati, i cili arrin suksesin më të madh në karrierë si trajner i basketbollit pas braktisjes së punës si gjyqtar.

Çereku i parë i takoi vendasve me dhjetë pikë epërsi 26:16 ndërsa në të dytën shtuan avantazhin në njëzet sosh 56:36.

Edhe në pjesën e dytë dominuan bardhekaltërit, kur për asnjë çast nuk lejuan të befasohen prej mysafirëve.

Në periudhën e tretë Kalaja ndali pak hovin duke fituar këtë çerek me shtatë pikë epërsi 27:20.

Dhjetë minutshi i tretë i takoi mysafirëve të cilët e fituan 24:16, por që rezultati në semafor tregonte shifrat 99-80.

Basketbollisti më efikas te vendasit ishte Newson që shënoi 30 pikë ndërsa te mysafirët realizatori më i miri ishte Çeku me 22 sosh.

Kujtojmë se ekipi prizrenas në duelin e parë t luajtur në Pejë ka triumfuar me rezultat 93:84.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara