Miralem Pjanic mund të mos jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme (e mërkurë) në Ligë të Kampionëve.
Ylli i Juventusit mund të detyrohet të mos luaj në ndeshjen e madhe në Ligë të Kampionëve kundër Atletico Madridit për shkak se ka temperaturë, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori qendror i talentuar supozohej se do të luante në Wanda Metropolitano sonte, por gjendja e tij mund të komplikoj planin e trajnerit Max Allegri.
Juventusi është gjithashtu në mungesë të shërbimeve të Sami Khediras për shkak se gjermani i është nënshtruar në mëngjes një operacioni në zemër.
Pjanic ka gjasa ende të luaj sonte, ndonëse Allegrit i kanë mbetur vetëm edhe disa minuta për të marrë vendimin final në lidhje me të./arbresh.info/
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...