Juventusi mund të lë në bankinë yjet si Paulo Dybala, Douglas Costa dhe Joao Cancelo kundër Laizos, ndërkohë që Lucas Leiva dhe Senad Lulic do të rikthehen tek vizitorët.
“Zonja e Vjetër” nisi stinorin e ri me një fitore mjaftë të vështirë 3 me 2 ndaj Chievos dhe trajneri Max Allegri është duke menduar të bëjë një numër të madh ndryshimesh, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në raportet e fundit nga Torino, Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm që do të jetë në sulm, pasi formacioni 4-2-3-1 është braktisur në favor të formacionit 4-3-3.
Kjo do të thotë që yjet si Joao Cancelo, Cuadrado, Dybala dhe Douglas Costa mund të largohen nga formacioni startues në mënyrë për të krijuar hapësirë për Andrea Barzaglin, Blaise Matuidin dhe Mario Mandzukicin.
Një tjetër opsion do të jetë kalimi i Douglas Costas në krahun e majtë të treshes në sulm me Mandzukicin si qendërsulmues dhe Ronaldon në krahun e majtë.
Lazio nisi sezonin me disfatën 2 me 1 ndaj Napolit, pasi mori fillimisht epërsinë me golin spektakolar nga Ciro Immobile, transmeton portali arbresh.info.
Simone Inzaghi humbi Luiz Felipen si pasojë e lëndimit në ndeshje, por tani mund të mirëpres rikthimin e Lucas Leivas dhe Senad Lulicit nga suspendimet. Wallace është favorit për pozitën në mbrojtje, ndërkohë që Martin Caceres dhe Milan Badelj do të qëndrojnë në bankinë.
Ndeshja mes tyre zhvillohet duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Barzagli, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Mandzukic, Cristiano Ronaldo
Formacioni i mundshëm i Lazios: Strakosha; Wallace, Acerbi, Radu; Marusic, Parolo, Leiva, Milinkovic-Savic, Lulic; Luis Alberto; Immobile
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...