Juventusi ka marrë pikë të plota në udhëtimin te Salernitana në Stadio Arechi, ku fitoi me rezultat 2-0.
Bianconerët shënuan nga një gol në secilën pjesë për të dalë fitues në ndeshjen e xhiros së 15-të në Serie A.
Paulo Dybala shënoi një gol fantastik në fraksionin e parë të lojës në minutën e 21-të, pasi pranoi një top nga Dejan Kulusevski.
Në gjysmën e dytë, i asistuar nga Federico Bernardeschi, Alvaro Morata e devijoi topin nën këmbët e portierit dhe në rrjetë, vetëm katër minuta pasi hyri në fushë në minutën e 70-të.
Në minutat shtesë, Morata u ndalua në mënyrë të palejuar në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti, mirëpo Dybala goditi jashtë nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Juventusi ngritet në kuotën e 24 pikëve aq sa ka edhe Fiorentina një pozitë më lartë. Ndërsa Salernitana mbetet në vend të fundit në tabelë me tetë pikë pas 15 xhirosh.
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...