Juventusi ka konfirmuar se emri i stadiumit të tyre ‘Juventus Stadium’ do të riemërohet në ‘Allianz Stadium’ duke filluar nga 1 qershori.
Kur stadiumi i ri u ndërtua, të drejtat për emrin e tij ishin shitur të një kompani e quajtur Sportfive për 75 milionë euro, në përpjekje për të reduktuar koston e ndërtimit te klubi, transmeton portali arbresh.info.
Për gjashtë vite emri i stadiumit ishte ‘Juventus Stadium’, por tani klubi ka siguruar një sponsor.
“Allianz Stadium është emri i ri i stadiumit pasi klubi ka nënshkruar një marrëveshje për të drejtat e emërimit të klubit me Allianz-in dhe Lagardere Sports, kompania që posedon të drejtat e emirit”, ka konfirmuar klubi në faqen zyrtare./arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin