Juventusi ka konfirmuar se Sami Khedira ka pësuar një tendosje gjatë ndeshjes kundër Valencias në një muskul të kofshës së tij.
Khedira u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e parë të fitores së mbrëmjes së kaluar dhe në vend të tij në fushë u inkuadrua Emre Can, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, Douglas Costa hyri nga bankina në fushë gjatë pjesës së dytë por u lëndua pas një goditje që mori në zonën e rreptësisë të skuadrës spanjolle.
“Pasi u detyrua të largohet nga fusha gjatë pjesës së parë të ndeshjes të së mërkurës, Sami Khedira iu nënshtrua testeve që zbuluan se ka pësuar një tendosje në muskulin flexor në kofshën e tij të majtë”, njofton “Zonja e Vjetër” në faqen e tyre zyrtare.
“Douglas Costa u tërhoq herët nga aksioni i djeshëm dhe gjendja e tij do të vlerësohet nesër”
Juventusi siguroi fitore me rezultat 2 me 0 falë golave nga Miralem Pjanic./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”