Juventus thuhet se do të përpiqet të nënshkruajë me sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Kontrata aktuale e Lewandowskit me Bayern Munich do të skadojë në vitin 2023 dhe mediat shkruajnë se sulmuesi polak po kërkon një sfidë të re.
Sipas Todofichajes, Juventusi është i etur për të nënshkruar me një sulmues cilësor , ku në krye të listës është Dusan Vlahovic.
Lewandowski që ka shënuar 323 gola në 353 paraqitje për Bayern Munich në të gjitha garat, ka fituar shtatë Bundesliga, tre DFB Pokal dhe një titull të Ligës së Kampionëve dhe kjo ecuri e tij e ka lëvizur Juventusin.
Juventusi ka kaluar një gjysmë të parë të vështirë të sezonit nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, ku skuadrës i mungon një lojtar që shënon gola.
Alvaro Morata dhe Moise Kean kanë shënuar vetëm gjashtë gola në kampionat së bashku këtë sezon.
Nëse Lewa largohet para kohe, Bayern Munich thuhet se do të kërkojë së paku 60 milionë euro.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...