Sot janë varrosur babai dhe dy fëmijë e tij nga Malisheva, të cilët humbën jetën tragjikisht nga një zjarr.
Në ceremoninë mortore, bëhet e ditur se, kanë marrë pjesë përfaqësues të strukturave komunale, stafi i shkollës “Ibrahim Mazreku”, si dhe një numër i madh qytetarësh nga Malisheva dhe më gjerë, të cilët u bashkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Berisha dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.
Njoftimi:
Përcillen për në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha
Mes dhimbjes dhe pikëllimit të madh, sot janë përcjellë për në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha nga Gurbardhi, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre në qendrën e banimit kolektiv në Malishevë.
Nga kjo tragjedi e rëndë humbën jetën babai Ilir Berisha, si dhe dy fëmijët e tij, Kujtim dhe Naile Berisha, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe gjithë Komunën e Malishevës.
Në ceremoninë mortore morën pjesë përfaqësues të strukturave komunale, stafi i shkollës “Ibrahim Mazreku”, ku Kujtimi dhe Nailja ishin nxënës, si dhe një numër i madh qytetarësh nga Malisheva dhe më gjerë, të cilët u bashkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Berisha dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.
Me këtë rast, Komuna e Malishevës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për familjen Berisha, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje tragjike.
Kjo tragjedi ka prekur thellë qytetarët e Malishevës, duke lënë pas një ndjenjë të thellë pikëllimi dhe solidariteti me familjen dhe të afërmit e viktimave.
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...