Mediumet italiane kanë zbuluar se Juventusi është futur në garë për ta transferuar yllin e ri të Brescias, Sandro Tonalin. Mirëpo, bardhezinjtë s’do ta kenë të lehtë ta arrijnë këtë transferim, shkaku i konkurrencës nga klubet e mëdha të Evropës.
Presidenti Massimo Cellino arriti ta mbajë në skuadër italianin e talentuar verën e kaluar dhe tashmë vlera e tij është shumëfishuar pas ndeshjeve në ligën elitare, transmeton Gazeta Express.
SportItalia raporton se klube të mëdha evropiane si Paris Saint-Germaini, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Manchester City janë të interesuara për mesfushorin, i cili tani vlerësohet me 50 milionë euro.
Mediumi italian shkruan se Juventusi është megjithatë favoriti për ta transferuar futbollistin, pasi që tashmë klubi është duke e planifikuar një të ardhme me Tonalin në skuadër.
Pasi e siguroi Dejan Kulusevskin nga Parma këtë muaj, Juventusi tani dëshiron t’i sigurojë shërbimet edhe të Tonalit, pasi që Interi dështoi në tentimin e vet për ta transferuar 19-vjeçarin.
Tonali ka luajtur në 18 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe e ka shënuar një gol dhe i ka bërë dy asiste. Megjithatë, ai s’ka arritur ta ndihmojë Brescian të dalë nga zona e rrezikut. /Gazeta Express/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...