Juventusi ka arritur të mposhtë me shumë vështirësi ndaj Chiveos me rezultat 0 me 2.
Zonja e Vjetër Juventusi ka arritur të fitojë në udhëtim te Chievo me rezultat 2-0, duke u bërë lider i përkohshëm i Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Zonjës së Vjetër, të cilët rrezikuan disa herë golin e Chievos.
Megjithatë, vendasit arritën të mbahen dhe përkundër kartonit të kuq të Samuel Bastien (37′) dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Juventusin dhe keq për Chievon, të cilët morën edhe një të kuq dhe mbeten me nëntë lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Fabrizio Cacciatore (62′).
Mungesën e dy futbollistëve të Chievos arriti më në fund të shfrytëzoj Juventusi dhe gjeti golin e parë të ndeshjes me anë të Sami Khediras (67′), i cili shënoi për 1-0.
Deri në fund të ndeshjes, Zonja arriti të gjej edhe një gol me anë të Gonzalo Higuain, i cili shënoi në minutën e 88-të për 2-0 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Pas kësaj fitore, Juve bëhet lider i përkohshëm i Serie A me 56 pikë, ndërsa Chievo renditet në pozitën e 13-të me 22 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Bianconerët e presin në shtëpi Sassuolon, ndërsa Chievo udhëton te Atalanta.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...