Rikthimi i Pedirt ka ardhur si një lehtësim masiv për Xavi Hernandez, por lajmi nuk është edhe aq i kënaqshëm për Frenkie de Jong. Rritja e Gavit dhe Nico tashmë e sheh mesfushorin holandez në plan të dytë për formacionin startues.
De Jong ka luftuar për të lulëzuar nën menaxherin e rid he me të drejtë ka rënë në vendin e pestë. Duke pasur parasysh përfshirjen e tij të reduktuar, spekulimet në lidhje me të ardhmen e tij kanë filluar të qarkullojnë, për më tepër, ai tani nuk ka një pozicion të përcaktuar në ekip.
Sipas raportimeve nga “Calcio Mercato”, Juventusi është i interesuar të huazojë lojtarin për një periudhë prej 18 muajsh. Marrëveshja do të përfshinte një opsion blerjeje prej 40-50 milionë euro.
Bianconerët kanë pasur vështirësi me mesfushën e tyre këtë sezon, me asnjë nga mesfushorët e tyre qendrorë si Arthur Melo, Manuel Locatelli, Adrien Rabiot, Aaron Ramsey, Adrien Bentancur dhe West McKennie që janë aktivizuar vazhdimit.
Një vit më parë, do të ishte e pamundur të imagjinohej një dalje për Frenkie de Jong. Ish-ylli i Ajaxit mendohej të ishte e ardhmja e mesfushës së Barcelonës, por rënia e tij gjatë muajve të fundit është evidente./Arbresh.info
“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qev...
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...
Kurti prezanton 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryemin...