Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros të pestë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Si ndeshje kryesore ishte ajo mes Borussia Dortmund dhe Man Cityt, ku ndeshja përfundoi pa gola.
City mbetet lider me 11 pikë, ndërsa Dortmund ka tetë pikë.
Kampionët e Italisë, Milani ka fituar me rezultat të thellë ndaj Dinamo Zagrebin në Stadion Maksimir (4-0) duke i rritur shpresat për një vend në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Me këtë fitore, Milani është ngritur në kuotën e shtatë pikëve në Grupin E, një pikë më shumë se Salzburgu, në garën për një vend në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
PSG ka shënuar fitore ndaj Maccabi Haifas me rezultat 7-2.
PSG ka 11 pikë, aq sa Benfica që është në vendin e dytë.
Befasia mbetet në ndeshjen e zhvilluar mes Benfices dhe Juventusit.
Benfica ka fituar me rezultat 4-3, Benfica me 11 pikë, kalon tutje, ndërsa Juventusi me 3 pikë deri më tani eliminohet nga Liga e Kampionëve.
Ndërsa kampionët në fuqi, Real Madridi kanë pësuar humbjen e parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
RB Leipzigu e ka mposhtur Realin me rezultat 3-2. /arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?