Raportohet se Juventusi dhe Interi kanë shfaqur interesim për talentin e Red Bull Salzburgit, Dominik Szoboszlai.
18-vjeçari ka befasuar me paraqitjet e mira deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë huazimin te skuadra austriake, Liefering.
Pasi arritja e tij po vazhdon, sipas SportMediaset shërbimet e lojtarit i dëshirojnë Juventusi dhe Interi, transmeton Telegrafi.
Besohet se klubi i Salzburgit tashmë i ka vendosur çmim kartonit të lojtarit, vlera e të cilit është 10 milionë euro.
Lojtarin e duan edhe Bayern Munich dhe Arsenali, të dy këto skuadra kanë dërguar edhe vëzhgues për ta ndjekur lojtarin nga afër në Austri.
Szoboszlai është pjesë e Përfaqësueses së Hungarisë U21, por pas gjashtë paraqitjeve ende është duke e pritur golin e parë.
Lojtari është dëshira e drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...