Juventus po vazhdon punën për të arritur një marrëveshje me PSG-në për sulmuesin Randal Kolo Muani, i cili vazhdon ta ketë “Zonjën e Vjetër” si përparësinë e tij, pavarësisht interesimit nga disa klube në Premier League.
Sipas raportimeve nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, bardhezinjtë janë të hapur për të diskutuar një transferim të përhershëm ose një huazim me detyrim blerjeje, në vend të një formule me opsion blerjeje, shkruan Arbresh.info.
Negociatat mes palëve janë në vijim dhe mbetet për t’u parë nëse PSG do të pranojë kushtet e propozuara nga Juventusi.
Kujtojmë se trajneri i PSG-së, Luis Enrique i ka hapur derën për largim sulmuesit francez dhe gjashtë lojtarëve të tjerë.
Ndryshe, Kolo Muani ka qenë i huazuar tek Juventusi edicionin që lamë pas nga janari, ku në 22 ndeshje ka shënuar 10 gola e tri asistime./Arbresh.info
🚨⚪️⚫️ Juventus keep working on Randal Kolo Muani deal… as player still wants Juve as priority despite calls from UK.
Understand Juventus could also discuss a permanent deal or loan with obligation with PSG, instead of loan with option to buy. pic.twitter.com/3hHL40hTzz
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 30, 2025
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...