Juventusi e ka pasur takimin e parë me Sassuolon derisa mbesin favorit absolut për të nënshkruar me Mario Locatellin, para Arsenalit
Sipas disa raporteve në Itali, takimi i dytë i gjatë në mes të Sassuolos dhe drejtorëve të Juves pritet të mbahet gjatë kësaj mbrëmje. Ende është shumë larg arritjes se një marrëveshje, pasi që propozimi i parë është 30 milionë euro plus një lojtar të akademisë, kurse oferta e Arsenalit ishte 40 milionë euro para në dorë.
Ende mbeten hapa të mëdhenj për t’u bërë pasi që kjo është oferta e parë që ka bërë Juventusi për yllin e Sassuolos. Pavarësisht kësaj, italiani dëshiron që të luajë për Juven, dëshirë që e kishte thënë disa herë para këtij afati kalimtar.
Bardhezinjtë besojnë shumë që Locatelli dëshiron që t’ju bashkohet atyre, ata janë të lumtur për përparimin e tij dhe përvojën që pati në Euro 2020. Tani mbetet që të gjendet një zgjidhje e cila do ta bënte të lumtur edhe Sassuolon.
Corriere dello Sport thekson se disa lojtarë të rinj mund të kalojë në Sassuolo si; Nicolò Fagioli, Nicolò Rovella dhe Gianluca Frabotta por përmenden edhe Rade Dragusin dhe Felix Correia. 23 vjeçari është produkt i akademisë së të rinjve të Milanit, ku ishte larguar nga ta për 14 milionë euro pasi që ishte huazuar fillimisht më 2018. /GazetaExpress/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...